KQZ-ja miraton dizajnin e fletëvotimeve, paralajmërohet ankesë në PZAP

by Nexhat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 28 dhjetor. 

Anëtarja e KQZ-së nga Partia Turke, Mybera Shinik, e cila ka kërkuar që fletëvotimet në Prizren dhe Mamushë të jenë të shënuara edhe në gjuhën turke, ka paralajmëruar se do të ankohet kundër vendimit të KQZ-së në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

banner

Në mbledhjen e mbajtur të hënën KQZ-ja ka miratuar edhe formulën e këshillave të vendvotimit për vendvotimet e rregullta, vendvotimet me kusht dhe ekipeve te numërimit në Qendrat komunale të numërimit (QKN). 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy