Edhe Gjykata Supreme refuzon ankesën të VV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës

by Nexhat

Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me qendrat votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën si të pabazuar, duke shtuar se vendimi i Panelit për Ankesa dhe Parashtrea është i vlefshëm.

banner

VV ka kërkuar që pos asmbasadave dhe konsullatave të votohet edhe në lokacione të tjera.

Komunikata e plotë:

Refuzohet ankesa e LVV-së, lidhur me qendrat e votimit jashtë Kosovës

 – Kolegji i Gjykatës Supreme, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ndërsa  vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZP.Anr.3/2025, i datës 30.11.2025, është vërtetuar.

PZAP, me vendimin ZP.Anr.3/2025, të datës 30.11.2025, ka pranuar si të bazuar ankesën ZP.A.nr.3/2025, e datës 27.11.2025, e parashtruar nga Subjekti Politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe ka ndryshuar vendimin Nr.01/3438-2025, të datës 26.11.2025, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), sa i përket Qendrave të Votimit jashtë Kosovës, numrit të vendvotimeve si dhe listën e qendrave të votimit, ashtu që si Qendra të Votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025, caktohen përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës apo hapësirat e tyre.

Kundër vendimit të PZAP-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke pretenduar se vendimi është nxjerrë në kundërshtim me dispozitat ligjore si dhe duke propozuar që Gjykata Supreme ta aprovojë ankesën e saj.

Gjykata Supreme e Kosovës, nga shqyrtimi i shkresave, erdhi në përfundim se ankesa e ankuesit është e pabazuar, ndërsa vendimi i PZAP-së është i drejtë dhe i ligjshëm

Gjykata Supreme mbështet vlerësimin e PZAP-së, se lejimi i qendrave të votimit vetëm brenda hapësirave të përfaqësive diplomatike është paraparë si masë mbrojtëse për të siguruar integritetin e votës dhe kjo nuk mund të parashihet si pengesë në ushtrimin efektiv të te drejtave të votimit të shtetasve të Republikës së Kosovës që banojnë jashtë territorit të Kosovës. Paneli, me të drejtë, vlerëson se “Republika e Kosovës iu ka garantuar të drejtën e votës edhe shtetasve që jetojnë jashtë vendit, mirëpo e njëjta gjithashtu ka përcaktuar edhe kushte ligjore për ushtrimin e të drejtës në fjalë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy