“Time” vlerëson DiCaprion si artistin më të shquar të vitit

by informim peje

Revista prestigjioze “Time” ka njoftuar se aktori i famshëm i Hollywood-it, Leonardo DiCaprio, është vlerësuar si “Artisti i Vitit 2025”.

Revista 102-vjeçare nderoi fituesin e çmimit Oscar dhe shtatë herë të nominuarin, për interpretimin e shumëvlerësuar në filmin “One Battle After Another”, një aksion me temë revoltën, i cili është shndërruar në filmin me fitimet më të mëdha në karrierën e regjisorit Paul Thomas Anderson.

banner

Aktori 51-vjeçar, që fitoi Oscar-in për “Aktorin më të Mirë” me filmin “The Revenant” (2015), është sërish në qendër të garave prestigjioze të çmimeve për rolin e një ish-revolucionari të rrënuar.

Të hënën, DiCaprio shtoi edhe një nominim për “Golden Globe” në listën e tij tashmë mbresëlënëse të vlerësimeve për këtë film. Javën e kaluar, ai u nominua edhe për “Critics Choice Award”, ndërsa fitoi një çmim nga “National Board of Review”, si edhe “Desert Palm Achievement Award” nga “Palm Springs Film Festival”, mes shumë vlerësimeve të tjera.

“One Battle After Another” është gjithashtu i nominuar për “Filmin më të Mirë” si në “Golden Globes”, ashtu edhe në “Critics Choice Awards”, pas fitoreve në “Gotham Awards”, NBR, si dhe nga kritikët e Los Angeles-it, New York-ut dhe të tjerë.

“Time” do të shpallë të enjten “Personin e Vitit”, ndërsa të martën do të zbulojë “Artistin Zbulim të Vitit” dhe “Atletin e Vitit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy