Temperaturat globale po rriten me shpejtësi, viti 2025 drejt rekordit historik

by informim peje

Viti 2025 po rezulton të jetë një nga vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, duke arritur nivele pothuajse të barabarta me vitin 2023.

Sipas të dhënave të reja të Copernicus (KO-PER—NI-KUS) temperaturat globale nga janari në nëntor janë 0.60°C më të larta se mesatarja e viteve 1991–2020, ose 1.48°C më të larta se periudha para-industriale (1850–1900).

banner

Vetëm viti 2024 ka qenë më i ngrohtë, duke kaluar për herë të parë nivelin 1.5°C mbi temperaturat para-industriale.

Nëntori i vitit 2025 ishte nëntori i tretë më i ngrohtë në botë, për shkak të temperaturave shumë të larta në Kanadanë e Veriut dhe Arktik. Gjithashtu pati mot ekstrem, si ciklone tropikale në Azinë Juglindore, që sollën përmbytje të rënda dhe viktima.

“Nëntori 2025 ishte 1.54°C më i ngrohtë se periudha para-industriale”, thotë Samantha Burgess nga Copernicus.

Temperatura mesatare për vitet 2023–2025 ka shumë gjasa të kalojë 1.5°C për herë të parë.

Ajo thekson se këto shifra tregojnë se ndryshimet klimatike po përshpejtohen, dhe mënyra e vetme për të ndaluar rritjen e temperaturave është ulja e shpejtë e gazeve serrë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy