Opinionisti, Dardan Sejdiu, thotë se lista e kandidatëve për deputetë të LDK-së, ka koncentrim të jashtëzakonshëm në njerëzit e Prishtinës, dhe kjo sipas tij, ka të bëjë me fitoren në zgjedhjet lokale.
Në “Rubikon” të Klan Kosovës, opinionisti shtoi se për listën e LDK-së është e vështirë të flitet sa i përket renditjes, për shkak të emrave të partive të tjera, por edhe të vet LDK-së,
“Lista i ka disa veçori. Ka koncentrim të jashtëzakonshëm të njerëzve të Prishtinës, që besoj që është bërë strategjikisht, dhe besoj që është e lidhur me idenë e zgjedhjeve lokale dhe fitores në Prishtinë”, u shpreh opinionisti.
Mes tjerash, ai ka thënë se pos zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, janë të pashmangshme edhe një palë tjera pas këtyre.
Sejdiu u shpreh i bindur se do të shihen edhe lista të tjera, të këtij lloji.
“Mendoj që kemi pa edhe një listë [zgjedhje të reja], është e pashmangshme. Është e vërteta fatkeqe, që do ta thoshte Ermali i listës”, u shpreh ai.

