Kurti: Kosova drejt një shteti më të drejtë dhe të përgjegjshëm

by Nexhat

Në Javën Kundër Korrupsionit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka riafirmuar angazhimin e tij dhe të qeverisë për një shtet të drejtë, transparent dhe të përgjegjshëm, duke theksuar se ligji duhet të jetë mbi interesat personale dhe e vërteta mbi privilegjet.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se lufta kundër korrupsionit është një detyrë e përditshme dhe një betim ndaj shoqërisë dhe brezave që vijnë.

banner

Ai bëri thirrje për një shtet të drejtë, transparent dhe të përgjegjshëm, ku ligji është mbi interesat personale dhe e vërteta mbi privilegjet.

“Le të vazhdojmë së bashku, me vendosmëri dhe integritet, rrugën e reformave që e bëjnë Kosovën më të drejtë, më të pastër dhe më të besueshme”, ka shkruar Kurti në Facebook, duke shpërndarë edhe një video ku flet më gjerësisht mbi këtë temë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy