Nura: Institucionet e Kosovës do të krijohen nga PDK dhe partitë e ish-opozitës

by Nexhat

Ish-deputeti i PDK-së, Jakup Nura, tha se institucionet e reja do të krijohen nga PDK-ja në bashkëpunim edhe me partitë e ish-opozitës.

Sipas tij, bashkëpunimi me LVV-në nuk mund të ndodh derisa zyrtarët e këtij subjekti politik të punojnë për interesat e Kosovës.

banner

‘’LVV-ja e ka humbur mundësinë e bashkëpunimit nga ana jonë. Derisa ta shohim se ka një qëndrim më pozitiv për zhvillimin e Kosovës dhe marrëdhëniet ndërkombëtare me miqët tanë ne nuk do të kemi përafrim me LVV-në.  Përjashtuar Listen Serbe, ne me subjektet e tjera do të jem të hapur për bashkëpunim. Institucionet e Kosovës do të vijnë nga koalicionet e PDK-së dhe aleatët e tjerë që kanë qenë në opozitë. Mendoj se zgjedhjet e dhjetorit do ta ndryshojnë numrin e ulëseve në Kuvend dhe do ta ndryshojnë përqindjen e partive politike duke parë që partitë e ish-opozitës e kanë mbajtur qëndrimin në interesin e Kosovës”, tha Nura. /Rtv21

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy