Begaj: Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës pati edhe rol atdhetar e patriotik

by Nexhat

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në pesëdhjetë vjetorin e Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës tha se sot kremtohet rrugëtimi gjysmëshekullor i dijës, sakrificës, dhe përkushtimit intelektual, qytetar e kombëtarë.

“Festojmë jetën e një institucioni që u lindi në kushte të vështira, por që u ngrit në lartësinë e institucioneve të tjera simotra të kombeve të zhvilluara. Kosova ishte një histori e trashëgimi të çmuar dijesh të hershme, përpara se kjo godinë e ky institucion të merrnin formën që ka sot”, tha Begaj.

banner

Presidenti shqiptar në fjalën e tij në pesëdhjetëvjetorin e ASHAK-ut tha se në kohët më të vështira, Akademia e intelektualët e Kosovës patën edhe një rol atdhetar e patriotik.

“Ata mbrojtën gjuhën e historinë, identitetin shqiptar kur ato ishin të kërcënuara. Patriotizmi i tyre u shpreh jo vetëm me fjalë të mëdha, por me punë të palodhur shkencore, krijimtari të guximshme dhe këmbëngulje për të thënë të vërtetën”, tha ai.

Begaj tha se historia e shqiptarëve të Kosovës nuk është histori a e një populli me institucione të lira.

“Është historia e pengesave të qëllimshme, e kufizimeve politike e sociale nga një sistem i egër, represiv e kriminal që synonte në ndalte çdo afirmim kulturor, shkencor dhe dinjitar kombëtar shqiptar. Sa më i fortë presioni , aq më e madhe ishte përgjigjja e elitës intelektuale të Kosovës”, tha presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Begaj, tha se pas shumë përpjekjesh e sakrificash dhe falë ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve evropian, shqiptarët jetojnë një moment të paprecedentë.

“Kemi dy shtete shqiptare, dy Akademi Shkencore që u shërbejnë një kombi. Është hera e parë në historinë tonë që dija shqiptare mund të zhvillohet pa pengesa në liri e bashkëpunim të plotë. Kjo na jep jo vetëm siguri, por edhe fuqi për të ecur përpara për tu ngritur si komb përmes dijes, krijimtarisë dhe përmes shpirtit. E kaluara na ka mësuar vlerën e dijës dhe e ardhmja na kërkon të shndërrojmë këtë dije në forcë zhvillimi për shoqërinë tonë”, tha presidenti shqiptar, Begaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy