“Nacionalizëm është me përjashtu Vuk Hampviqin nga tregu e jo me i çu pare Serbisë” – Visar Azemi i ashpër me VV-në

by Nexhat

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, ka thënë se çmimi i rrymës në Kosovë, kurrë s’ka qenë më shtrenjtë.

Kjo sipas kandidatit për deputet, ka ardhur si pasojë e monopolizimit të tregut nga Vuk Hamoviq, i biri i ish-gjeneralit serb.

banner

Azemi ka thënë se Vuk Hamoviq duhet të përjashtohet dhe të mos blihet rryma nga ai.

“Nacionalizëm është me fut në listë të zezë Vuk Hamoviqin e me i thënë ti s’mundesh me na shit energji elektrike se ke abuzuar me çmime”, ka thënë Azemi në Kanal10.

Sipas tij, “Vuk Hamoviq ka krijuar monopol në transmision dhe ka abuzuar dhe rrjedhimisht ka fakte për t’i thënë jashtë, nuk ke të drejt me na shit rrymë”.

“Jo me ia çu paret Serbisë e me rrit çmimin e energjisë elektrike. Çmimi i energjisë elekritke është dyfishu. Pra, vendin e ke lënë në terr, pa investime që 5 vjet. Një kapacitet të ri gjenerues nuk e ke ndërtu në këtë vend. Krejt shitblerjen e energjisë ta krynë Vuk Hamoviqi”, ka thënë Azemi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy