Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, po i rikthehet sërish politikës.
Në “Edicionin Special” të Klan Kosovës, Tahiri tregoi se pse ka marrë këtë vendim.
Sipas tij, Kosova është udhëhequr që pesë vjet nga një qeveri që vendin e ka quar në një drejtim që ka shkaktuar dëme të mëdha, dhe në bazë të kësaj, Tahiri thotë se ka çka i jep Kuvendit të Kosovës.
“Kosova është në një udhëkryq shumë serioz, dhe kushdo në një moment të caktuar mendon se ka për t’i dhënë diçka vendit, ka për t’i dhënë politikës, Kuvendit apo Qeverisë, unë mendoj që duhet bashkuar, për shkak se është më se i duhur për të sfiduar një Kosovë e cila është duke u udhëhequr tash e pesë vjet, e cila ka marrë një drejtim goxha të gabuar, një drejtim i cili i ka shkaktuar dëme të mëdha, dhe si dikush që është bukur moti në politikë, mendoj që në këtë garë kam çka i dha Kuvendit”, u shpreh Tahiri.
Pos tjerash, Tahiri u shpreh i bindur se AAK-së do t’i rikthehet rezultati i vitit 2009.

