Visar Ymeri: Zbutja e gjuhës së Kurtit nuk është sinjal i ndryshimit të veprimeve

by engel

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe analisti politik, Visar Ymeri, ka vlerësuar se zbutja e fundit e retorikës së kryeministrit Albin Kurti nuk duhet interpretuar si shenjë e ndryshimit të qasjes së tij politike. Sipas Ymerit, thelbi i problemit me Kurtin dhe Vetëvendosjen nuk qëndron te gjuha e ashpër, por te veprimet që ai i cilëson si të paramenduara dhe antikushtetuese.

Në një prononcim në “Debat Plus”, Ymeri theksoi se gjuha e përdorur nga Kurti dhe VV-ja ndër vite është pasqyruese e një strategjie të qëllimshme politike.

banner

“Problemi kryesor me LVV-në nuk është veç gjuha. Gjuha është reflektim i veprimeve antikushtetuese, antishtetërore dhe anti-institucionale, të cilat janë bërë me vetëdije. Kurti nuk i ka sulmuar institucionet rastësisht, por me plan,” u shpreh ai.

Sipas Ymerit, shkeljet e Kushtetutës nga ana e Vetëvendosjes nuk kanë ardhur si pasojë e moskuptimit të saj, por si rezultat i vullnetit për ta shtyrë përpara një agjendë politike të caktuar. Ai shtoi se këto veprime kanë krijuar polarizim të thellë që më pas është reflektuar edhe në diskursin publik.

Edhe pse në paraqitjet e fundit Kurti ka zbutur tonet, Ymeri thotë se kjo nuk përbën asnjë indikacion se kryeministri ka ndërmend të ndryshojë sjelljen politike.

“Zbutja e gjuhës nuk është kurrfarë sinjali se ai do t’i ndryshojë veprimet. Për një ndryshim të vërtetë, do të duhej të pranonte gabimet dhe të zotoheshte se nuk do t’i përsërisë. Por në intervistën e fundit, ai i ka mbrojtur veprimet në mënyrë të vendosur,” tha Ymeri.

Ai vlerësoi se deklaratat e Kurtit dhe mbrojtja e ministrave të tij, përfshirë rastin e Rozeta Hajdarit, tregojnë se qasja politike e VV-së do të vazhdojë e pandryshuar.

“Po e zbut pak gjuhën, po vë një ‘lëkurë deleje’, derisa të kalojë kjo fazë. Kështu e lexoj unë,” përfundoi Ymeri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy