Përvjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve, Hoxhaj: Heroizmi i buronte nga atdhedashuria e trashëguar

by Nexhat

Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj ka kujtuar Mujë Krasniqin dhe bashkëluftëtarët e tij në përvjetorin e 27-të të rënies së tyre.

Duke publikuar fotografi me prindërit e Mujë Krasniqit, Enver Hoxhaj shkroi në Facebook se përmes tyre kuptohet se heroizmi i tij buronte nga një atdhedashuri e trashëguar.

banner

“Sot kujtojmë komandant Mujë Krasniqin dhe bashkëluftëtarët e tij, që më 14 dhjetor 1998 në Pashtrik luftuan dhe ranë heroikisht për atdhe. Kur kam takuar dhe biseduar me nënën dhe babanë e Mujës, e kupton qartë se heroizmi i tij buronte nga një atdhedashuri e trashëguar brez pas brezi. Sakrifica e tyre mbetet themel i lirisë sonë. Lavdi Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij”, shkroi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy