Visar Azemi: Qytetarët duhet ta dinë se kjo krizë energjetike nuk ka ardhur vetvetiu, por si pasojë e dështimit të kësaj qeverie

by Nexhat

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Visar Azemi, ka reaguar lidhur me situatën energjetike në vend, duke kritikuar ashpër Qeverinë për, siç tha ai, menaxhim të dështuar të sektorit të energjisë.

Sipas Azemit, qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballen me fatura të shtrenjta dhe reduktime të ashpra të energjisë elektrike, pikërisht në periudhën kur temperaturat janë nën zero.

banner

Ai theksoi se situata e vështirë energjetike ka qenë e njëjtë edhe vitin e kaluar, duke shtuar se kjo krizë nuk ka ardhur vetvetiu, por është pasojë direkte e dështimeve qeveritare.

“ Qytetarët duhet ta dinë se kjo krizë energjetike nuk ka ardhur vetvetiu, por si pasojë e dështimit të kësaj qeverie, e cila po synon të rrisë sërish çmimin e rrymës. Shteti ekziston për t’i mbrojtur qytetarët, jo për t’i ndëshkuar ata.”, ka deklaruar Azemi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy