Abdixhiku: Nuk duhet ta normalizojmë një kryeministër që oponentëve politikë i thotë hajvana e policëve dikur majmuna

by Nexhat

Kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku në Debat Plus të Dukagjinit, foli për gjuhën polarizuese të Vetëvendosjes.

Ai tha se nuk guxojmë ta normalizojmë këtë gjuhë, e një kandidat për kryeministër i cili quan oponentët hajvan, mediat argat të Serbisë e policët dikur majmuna.

banner

“Nuk guxojmë ta normalizojmë këtë gjuhë të polarizuar të VV-së. E ka bindjen polarizuese, sepse përtej gjuhës fshihet bindja. Kjo parti politike ka ushqyer diskursin kosovar për 5 vite dhe jo vetëm. Një kandidat për kryeministër që i quan oponentët hajvan, deklaratë që s’qëndron, është fiktive. I quan mediat argat të Serbisë, dikur policët i ka quajtur majmuna e flamurin lara lara”, tha Abdixhiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy