Rashiti i PDK-së: Kaosi institucional në Gjilan po vazhdon, është anuluar seanca e Kuvendit Komunal

by Nexhat

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, ka reaguar pas anulimit të seancës së Kuvendit Komunal për zgjedhjen e kryesuesit të KK-së, duke e cilësuar situatën si vazhdim të “kaosit dhe paralizës institucionale” në komunë.

“Pa asnjë arsyetim dhe pa asnjë përgjegjësi institucionale, është anuluar sot seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit”, ka shkruar Rashiti.

banner

Ai ka renditur një sërë problemesh në komunë, duke përmendur se “qindra punëtorë presin prej muajsh pagat”, “mijëra nxënës mërdhihen nëpër shkolla për shkak të mungesës së ngrohjes”, ndërsa qytetarët “nuk po marrin shërbimet bazike me kohë”.

Rashiti ka theksuar se dhjetëra projekte janë të bllokuara dhe se problemet janë grumbulluar “si pasojë e paaftësisë dhe papërgjegjësisë së kësaj qeverisjeje komunale”.

Ai ka shprehur bindjen se “më 28 dhjetor do të ketë reflektim qytetar dhe zë të arsyes në Gjilan”, duke shtuar se “Gjilani meriton më mirë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy