Miftaraj – Muratit: Dështimi për Planin e Rritjes 880 milionë euro ka emër dhe mbiemër – LVV

by Nexhat

Drejtori ekzekutiv i IKD, Ehat Miftaraj i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, duke thënë se dështimi për Planin e Rritjes 880 milionë euro ka emër dhe mbiemër – LVV.

Këtë e bëri në reagim të Muratit i cili tha se “Tash që edhe BE-ja i hoqi masat, të vetmet “masa” që po mbesin janë ato që partitë opozitare PDK/LDK/AAK-Nisma ia vendosën Kosovës, duke mos votuar për 882 milionë euro të Planit të Rritjes së BE-së, dhe 130 milionë eurove marrëveshje me Bankën Botërore”.

banner

Miftaraj shkruan se Murati në versionin më të butë nuk e thotë të vërtetën.

“Hekuran Murati në verzionin më të butë nuk po e thotë të vërteten. Faji kryesor pse nuk u ratifiku Plani i Rritjes ne Kuvendin e Kosovës është tek qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.  Dështimi për Planin e Rritjes 880 milion Euro ka emër dhe mbiemër LVV dhe mënyra e dobët e qeverisjes, arrogance dhe vetëbesim se janë mbi shtetin dhe qytetaret”, ka shkruar Miftaraj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy