Abdixhiku thotë se janë regjistruar 500 vullnetarë për fushatën e LDK’së: Sonte bashkë me Përparimin i ndezim dritat e fundvitit, ejani

by Nexhat

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka ndarë një video në Facebook me disa të rinj, të cilët janë vullnetarë për fushatën e kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Abdixhiku ka thënë se tanimë janë regjistruar 500 vullnetarë nëpër Kosovë, duke i falënderuar të njëjtit.

banner

‘’Energji e pozitivitet me vullnetarët e LDK-së! 💙💜

Falenderim i veçantë për 500 vullnetarët e regjistruar nëpër Kosovë deri më tani. Plot energji e vullnet tek të rinjtë.

Sonte, nga ora 21:00, pas tubimeve nëpër Kosovë, shihemi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Bashkë me Përparimin, i ndezim dritat e fundvitit dhe i japim qytetit tonë dritë, shpresë e gëzim. Ejani’’, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy