Haradinaj: SHBA rikonfirmon mbështetjen strategjike për Kosovën dhe refuzon ndryshimin e kufijve në Ballkan

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vlerësuar si lajmin më të mirë të mundshëm të ditës – rikonfirmimin e politikës amerikane ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka theksuar se ky ligj refuzon qartë çdo ide për ndarje, shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh mbi baza etnike, duke riafirmuar mbështetjen amerikane për integritetin territorial të shteteve të rajonit.

banner

Sipas tij, ligji mbështet perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar këtë si themel të sigurisë dhe zhvillimit të vendit. Ai ka nënvizuar se anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian mbetet synimi final i Kosovës dhe thelbi i programit politik të AAK-së.

“Ky Ligj përcakton qartë politikën amerikane, për zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, me qëllim final NJOHJEN RECIPROKE”, shkruan Haradinaj.

Në këtë kontekst, ai ka rikujtuar se ligji parasheh sanksione ndaj çdo zyrtari të lartë që cenon integritetin territorial të shteteve, shkel rendin demokratik, të drejtat e njeriut apo përfshihet në afera korruptive.

Duke e cilësuar partneritetin me SHBA-në si jetik në të gjitha fazat e shtet ndërtimit, Haradinaj ka shprehur mirënjohje të përhershme ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe demokracive të Ballkanit Perëndimor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy