Dumani i SPAK’ut, që luftoi krimin e korrupsionin në Shqipëri, vjen në Kosovë – britanikët konfirmojnë angazhimin e tij

by Nexhat

Altin Dumani nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) në Shqipëri, i cili është në përfundim të mandatit të tij meqë në krye të SPAK tashmë është zgjedhur Klodjan Braho, ka ardhur në Kosovë për t’u angazhuar.

Ambasada britanike, duke konfirmuar këtë, tha se një ekip i ambasadës është takuar sot me Dumanin, i cili në vend erdhi me synimin për shkëmbim të njohurive e përvojës me institucionet e drejtësisë së Kosovës.  

banner

“Jam i kënaqur që ekipi ynë u takua sot me Altin Dumanin, Shefin e SPAK-ut, dhe për të diskutuar lehtësimin, në të ardhmen e afërt, të shkëmbimit të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës. Ky angazhim, i mbështetur përmes projektit tonë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit praktik në forcimin e sundimit të ligjit”, tha ambasada.

Dumani udhëhoqi SPAK-un për tri vjet dhe kryesoi operacione kundër krimit e korrupsionit që vunë në pranga zyrtarë të lartë shtetërorë në Shqipëri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy