Visar Azemi pyet Kurtin: Kush është më i rëndësishëm për ju, Vuku apo Kosova?

by Nexhat

Visar Azemi, kandidat i LDK-së për deputet ka reaguar ashpër ndaj shpalljes së investimit prej 6.7 milionë eurosh për Malishevën, duke e cilësuar këtë veprim si një lojë politike në prag të zgjedhjeve.

“Zoti Kurti, tregona drejt. Pse po e shpallni këtë investim vetëm tani, në prag të zgjedhjeve?” shkruan Azemi, duke vënë në dukje se rajone të tjera si Gjilani, Prizreni dhe Rahoveci mbeten ende pa investime, sipas të dhënave të KOSST.

banner

Ai akuzon qeverinë për prioritet të gabuar në ndarjen e fondeve: “800 milionë euro ja ke dhënë Vuk Hamoviçit, në vend që ato para të investohen në Kosovë.”

Azemi thekson nevojën për një shpërndarje të drejtë të investimeve në të gjithë vendin: “Populli meriton investime të drejta në çdo cep të vendit, jo vetëm kur afrohen zgjedhjet.”

Ai ka bërë edhe  një pyetje direkte për Kurtin. “Pra, pyetja është e thjeshtë: kush është më i rëndësishëm për ju zoti Kurti, Vuku apo Kosova?”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy