Shea thotë se NATO mund të hap dyert për Kosovën e Bosnjën, nvse i duhet të heq dorë nga Ukraina për momentin

by Nexhat

 Ish-zyrtari  i NATO-s, Jamie Shea, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka thënë se NATO mund t’i hapë dyert për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën në rast se do t’i duhet te heq dorë nga anëtarësimi i Ukrainës përkohësisht.

Sipas Shea, NATO një gjë të tillë do ta bënte për të treguar se ka pavarësi të plotë në marrjen e  vendimeve dhe se Rusia s’mund të ndikojë në sovranitetin e Aleancës.

banner

“NATO është krenuar gjithmonë me autonominë e vendimeve të saj. Nëse i duhet te heq dorë për momentin nga anëtarësimi i Ukrainës, mund të dëshirojë të kompenzojë këtë duke u zgjeruar drejt dy vendeve kandidate, Bosnje Hercegovinës dhe Kosovës, për të treguar që dyert e Aleancës janë të hapura”, ka thënë Shea.

Shea gjithashtu ka këshilluar Kosovën për thellim raportesh me Shqipërinë dhe Kroacinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy