Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur vendimin e Bahamas për ta njohur Kosovën, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Në mënyrë të sinqertë shpreh mirënjohjen time ndaj Bahamas për njohjen e Kosovës, një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë”, ka deklaruar Begaj.
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi gjatë ditës së sotme se Komonuellthi i Bahamas ka vendosur të njohë pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu vendi i 121-të që njeh vendin tonë
I express my sincere appreciation to The Bahamas for recognizing Kosova, a meaningful contribution to peace, stability, and the strengthening of international order in our region.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) December 19, 2025

