Çmimi i arit arrin vlerë rekorde

by Nexhat

Çmimi i arit ka arritur një tjetër rekord, duke u tregtuar mbi 4,400 dollarë për ons për herë të parë.

Çmimi i metalit të çmuar është rritur për shkak të pritjeve se banka qendrore e SHBA-së do të ulë më tej normat e interesit vitin e ardhshëm, kanë thënë analistët.

banner

Ari e filloi vitin me 2,600 dollarë për ons, por tensionet gjeopolitike, tarifat e Trumpit dhe pritjet për ulje të normave kanë shtuar kërkesën e investitorëve për asete të sigurta, siç është ari dhe mallra të tjera.

Çmimet e metaleve të tjera të çmuara, siç janë argjendi dhe platini, janë rritur gjithashtu.

Çmimi i arit është rritur më shumë se 68% këtë vit, rritja më e lartë që nga viti 1979, sipas Adrian Ash, drejtor i kërkimit në “BullionVault”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy