Visar Azemi: Kemi me u përballë me terrin, kjo është dhurata e Qeverisë për qytetarët për Vitin e Ri

by Nexhat

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Azemi, ka alarmuar për reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike.

Sipas tij, Qeveria po na thotë kurseni energjinë, edhe kur nuk ka.

banner

Azemi ka shkruar se në disa qytete si Prizreni, Gjakova, Lipjani e Rahoveci, qytetarët çdo ditë po përballen me reduktime.

“Sipas KOSTT-it, konsumi i energjisë elektrike është rritur me 14.33%, ndërsa ngarkesa ka arritur 1468 MË, kur ende temperaturat nuk janë shumë të ulëta. Kjo do të thotë se në ditët më të ftohta, sistemi rrezikon seriozisht mbingarkesën dhe reduktimet”, ka thënë Azemi.

Visar Azemi ka thënë se në vend të investimeve dhe planifikimit afatgjatë, qytetarëve u kërkohet të mbajnë barrën e dështimeve qeveritare.

“E kemi thënë vazhdimisht, Kosova ka nevojë për kapacitete të reja prodhuese, gazifikim dhe siguri energjetike, jo paralajmërime për reduktime. Mos harroni, dimri nuk vjen papritur, por paaftësia po”, ka thënë Azemi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy