Kandidati i LDK-së për deputet, Festim Kabashi, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se qeveria e Albin Kurtit ka linçuar gazetarët në mënyrë brutale.
Tutje, ka thënë se këtë pushtet e kanë veçuar aferat, si dhe e fundit ai me mesazhet në Whatsapp.
“Ky vend po qeveriset keq nga një grup i njerëzve në mënyra krejtësisht jodemokratike. Po shohim njerëz pozite kyçe po emërohen me mesazh në Whatsapp”, ka thënë ai

