Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se qeverisja e VV-së e ka katandisur Kosovën në të gjitha fushat.
Ai ka bërë me dije se “suksesin” e pseudo-patriotëve të VV-së po e vuajnë qytetarët e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Kosova duhet të dalë nga kurthi i Kurti.
“E kanë katandisur Kosovën në të gjitha fushat, por po përpiqen ta paraqesin si sukses për vendin. Suksesin e pseudo-patriotëve të VV-së po e vuajnë qytetarët e Kosovës tash e pesë vjet. Kosova duhet të dalë nga kurthi i Kurtit dhe pseudo-patriotët si ai. Të dielën, më 28 dhjetor, mund ta nxjerrim këtë klikë pushtetore në opozitë duke votuar për partitë shqiptare që e kanë bërë dhe e duan shtetin e Kosovës!”, ka shkruar Hamiti.

