Abdixhiku: Plani jonë parasheh plot 1.5 miliardë euro për Kryeqytetin

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku është takuar me qytetarë dhe simpatizantë të kësaj partie, duke përcjellë mesazhe kritike ndaj Qeverisë aktuale dhe premtime për zhvillimin e kryeqytetit.

Nga ky takim, Abdixhiku ka ndarë edhe një video në rrjetet sociale, ku shihet i rrethuar nga mbështetës të LDK-së, ndërsa flet për, nevojën që Prishtina të ketë një qeverisje që nuk e bllokon dhe nuk e saboton zhvillimin e saj.

banner

“Prishtina e meriton një Qeveri që nuk e bllokon, nuk e saboton, por e ndihmon. E zhvillon”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se LDK-ja ka një plan konkret për kryeqytetin.

“‘Qiti paret’. Plot 1.5 miliardë euro për Kryeqytetin tonë”, ka shkruar Abdixhiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy