Beogradi mashtron qytetarët serbë të Kosovës në fushatë sikur herën e kaluar, shpall konkurse në institucione ilegale

by Nexhat

Sikurse në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Beogradi zyrtar sërish ka tentuar të mashtrojë qytetarët serbë të Kosovës me shpalljen e një konkursi për 300 vende të reja pune në institucionet shëndetësore ilegale në Kosovë.

“Njëkohësisht, është në proces një konkurs për 50 vende të reja pune në institucionet shëndetësore në Kosovë, i cili u hap më 22 dhjetor 2025. Në këtë mënyrë, do të hapen 350 vende të reja pune në sistemin shëndetësor serb në Kosovë, që do të thotë jetë për qëndrimin dhe mbijetesën e popullit tonë në këtë zonë”, ka thënë e ashtuquajtura Zyra për Kosovë në qeverinë serbe.

banner

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit, kjo zyre pretendoi se këtë po e bën për të treguar “kujdesin e qartë të shtetit të Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq për popullin e tyre në Kosovë”.

“Gjithashtu theksojmë se në gjysmën e dytë të janarit, 700 veta staf mjekësor dhe jo-mjekësor do të punësohen pas një konkursi të zhvilluar më parë, i cili, me këtë rritje të fundit të numrit të vendeve të punës, është një ndihmë e madhe nga shteti i Serbisë dhe Ministria e Shëndetësisë, e kryesuar nga Ministri Zlatibor Lonçar, për institucionet serbe të kujdesit shëndetësor në Kosovë”, vazhdon njoftimi.

Pasi e hapi konkursin para zgjedhjeve të 12 tetorit, Serbia pas përfundimit të zgjedhjeve e zgjati afatin duke e arsyetuar me numrin e madh të kandidatëve të paraqitur.

Mbështetjen e Beogradit zyrtar e ka vetëm Lista Srpska nga partitë serbe në Kosovë.

Disa parti të tjera serbe e kishin kritikuar Beogradin për shtyrjen e këtij afati.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy