Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaron se “mbështetja për AAK-në po vazhdon të rritet në çdo qytet, e kësaj here Klina na priti me besim të madh, përkrahje të sinqertë dhe gatishmëri për të ecur përpara”, shprehet ai.
Tutje, krahas pamjeve të publikuara, Haradinaj shkruan:
“Para qytetarëve të Klinës prezantuam planin tonë 4-vjeçar, një vizion i ndërtuar mbi nevojat reale të njerëzve, që prek jetën e individit, fuqizon familjen dhe forcon interesin e përbashkët. Një plan që flet për stabilitet, zhvillim dhe perspektivë të qëndrueshme.
Klina është krah një vizioni që synon një Kosovë më të qëndrueshme, më të fortë dhe me rrugë të qartë drejt së ardhmes”.

