300 milionë euro për bizneset e afërta me VV-në, gazetarja Thaçi tregon çka zbuluan hulumtimet

by Nexhat

Gazetarja Ardiana Thaçi ka folur në lidhje me ndarjen e 300 milionë euro për bizneset e afërta me Vetëvendosjen.

Sipas një hulumtimi të publikuar në emisionin “Kiks Kosova”, kjo ka të bëjë me kontrata njëburimore, që sipas Thaçit, 2 mijë e 500 të tilla janë dhënë gjatë këtij mandate.

banner

“Fakti ka qenë për shkak të kontratave njëburimore, nëse ne i marrim i krahasojmë janë 2 mijë e 500 kontrata njëburimore që janë dhënë gjatë këtij mandati, 1 mijë e 600 prej tyre i ka duke i hetuar Prokuroria Speciale”.

“Neve Prokuroria veç na ka konfirmuar sot që është e vërtetë që ne kemi shumë kontrata nën hetim, por normalisht që është fazë ende e hershme për të dhënë detaje se çfarë kontrata”, ka thënë Thaçi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy