Kurti për shtesat e 100 eurove: Çdo herë janë ndarë para Vitit të Ri

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ndaj kritikave për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijë e pensionistë në ditët e fundit të fushatës zgjedhore, duke thënë se kjo nuk është diçka e re.

Në një prononcim për media gjatë një vizite në stadiumin e futbollit në Shtime të enjten, ai iu është përgjigjur pyetjes për shtesat. 

banner

“A kanë qenë ato shtesa edhe vitin e kaluar? A kanë qenë edhe para vitit të kaluar? Çdo herë para Vitit të Ri, kur kemi dimër e kemi festa, ne i gëzojmë të moshuarit dhe fëmijët. Nuk ka asgjë të re në këtë aspekt. E re është qeverisja jonë, e cila do të vazhdojë edhe mandatin e tretë”, ka thënë ai.

Përderisa Qeveria e Kosovës dje mori vendimin për shpërndarjen e 100 eurove, të cilat do të ekzekutohen më 29 dhjetor një ditë pasi të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lajmi shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy