Seebass: Ideja e Kurtit për të detyruar integrimin e serbëve përmes reciprocitetit ka dështuar, Asociacioni është thelbësor

by Nexhat

Ekspertja gjermane, Frauke Seebass, në një intervistë për DW, ka thënë se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është një gjë thelbësore sa i përket rrugës së Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Ajo ka thënë se s’sheh rrezik nga Asociacioni pas vendimit të Kushtetueses dhe propozimeve të dala nga Marrëveshja e Ohrit.

banner

Në këtë intervistë për DW, Seebass ka thënë se ideja e LVV-së dhe Kurtit për të detyruar integrimin e serbëve përmes reciprocitetit ka dështuar dhe se Asociacioni është parakusht për të integruar serbët dhe për demokratizim të mëtjeshëm të Kosovës.

“Nuk e shoh më këtë rrezik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe propozimeve aktuale sipas Marrëveshjes së Ohrit. Përkundrazi, besoj se Asociacioni i Komunave është një parakusht për integrimin e serbëve të Kosovës dhe demokratizimin e mëtejshëm, veçanërisht nëse edhe komunat jugore janë pjesë e tij, dhe ky integrim më i thellë mund të parandalojë gjithashtu propozime të reja për ndryshime territoriale (shkëmbim territoresh). Asociacioni i Komunave – i mbrojtur nga kushtetuta dhe e drejta e vetëmenaxhimit e sanksionuar në të – do të administronte vetë fusha të tilla si arsimi dhe planifikimi urban, por nuk mund të bllokojë vendimet kombëtare, siç është rasti, për shembull, në Republikën Srpska. Ideja e Vetëvendosjes për të detyruar integrimin përmes reciprocitetit, nga ana tjetër, ka dështuar”, ka thënë ajo për DW.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy