Peci flet anglisht për Kosovo Online, thotë se do të propozojë që ura ta mbajë emrin e Albin Kurtit

by Nexhat

Faton Peci, kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut, ka thënë se ai do të propozojë që urën e re të ndërtuar mbi lumin Ibër, ta emërtojë me emrin e liderit të VV’së, Albin Kurti.

Këtë deklaratë, Peci e ka bërë për portalin Kosovo Online që është një portal pro pushtetit në Serbi.

banner

“Unë jam Kryetar i Mitrovicës, dhe unë do ta propozoj këtë propozim, sepse është përsoni, autoriteti që e bëri të mundur këtë urë, që është në të mirën e njerëzve në dy anët e lumit, dhe ai është Kryeministri jonë Albin Kurti.

Unë këtë do ta propozoj në mekanizmat e nivelit lokal që ta emërojmë këtë urë me emrin Albin Kurti, sepse ai është personi që e bëri mrekullinë në Mitrovicë dhe në të gjithë vendin tonë”, ka thënë Peci

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy