Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, ka qenë e ftuar në “Kosova Live” të T7.
Ajo ka folur për vështirësitë e jetës me të cilat përballen qytetarët, duke përfshirë edhe faturat e rrymës.
Ka shtuar se gjatë qeverisjes së PDK-së janë kryer shumë punë.
“Kemi ndërtuar rrugë, kemi bërë shtetin, kemi ndërtuar autostradat, diplomaci, komplet njësitë që shërbejnë në Republikën e Kosovës, pagat e gjitha kategorive shoqërore, të gjitha kanë marrë një trajtim më meritorë”, ka thënë ajo.

