Abdixhiku u drejtohet qytetarëve për 100 eurot e Kurtit: Merrni ju, më mirë se Vuk Hamoviqi 

by Nexhat

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku u ka thënë qytetarëve që 100 eurot e shpërndara nga i pari i qeverisë në detyrë, Albin Kurti, më mirë t’i marrin ata, sesa Vuk Hamoviqi.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Abdixhiku e argumentoi këtë deklaratë të tij, transmeton Klankosova.tv.

banner

“Këto ndihmesa që iu vinë në fundvit, le t’i marrin paratë, se ma mirë është me i marr ata paret sesa me i harxhu te Vuk Hamoviqi. Këta e kemi pa ku i çojnë paret, dhe të dielën do e japin verdiktin final”, u shpreh i pari i LDK-së.

Nga ana tjetër, Abdixhiku kritikoi qeverinë në detyrë për mospunë në këto pesë vjet, e që sipas tij, Qeveria Kurti ka bërë vetëm shou.

“Nëse populli i Kosovës vlerëson që politika e tillë e përkthyer në Dimal Bashë, Mefail, Ardianë, Albin, është politika që i duhet Kosovës… duhet me e kuptu një gjë bazike, në politikë nuk janë për me i shërby disa figurave politike e me pas jetën Big Brother, sepse s’ka punë ka shou, pesë vjet shou”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy