Bedri Hamza sqaron se kur nisi ura që u promovua nga Kurti

by Nexhat

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, sqaroi punën e urës në Mitrovicë, derisa po flet në Pressing në T7.

Ai theksoi se pa dhënë leje Komuna e Mitrovicës “nuk do ndërtoheshin urat”.

banner

“E vërteta për urat në Mitrovicë është kjo, ura që u promovu tash ka qenë pjesë e projektit të Liqenit Akumulues në Mitrovicë. Projekt që po ndërtohet me faza, ka fillu më herët. Pjesa lartë është financu prej nivelit qëndror, fillimin e ka pas kur kam qenë Ministër i Financave. Ka vazhdu shëtitore, në dy anët e lumit…”, sqaroi Hamza.

Duke treguar që projektin e ka kryer pa “zhurma e pa drama”, duke shtuar se “është projekt i komunës së Mitrovicës së Jugut”.

Ndërsa, te ura te palestra sportive tha se ka “qenë z.Kurti në vizitë dhe e ka pritë në zyrë”.

Duke shtuar “se kush thotë ndryshe nuk e flet të vërtetën”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy