Zefaj kritikon Vetëvendosjen: “Institucionet publike janë mbushur me njerëz të partisë” (Video)

by engel

Profesori Engelbert Zefaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka ndjekur një strategji të qëllimshme për të marrë kontrollin e institucioneve publike.

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Zefaj tha se pas ardhjes në pushtet, Vetëvendosje ka vepruar shpejt, duke vendosur njerëz të saj në bordet e ndërmarrjeve publike dhe në pozitat drejtuese.

banner

“Pothuajse të gjitha institucionet u mbushën me njerëz të Vetëvendosjes. Menjëherë i kapën institucionet publike, qofshin ato në nivel qendror apo komunal, dhe nisën të mbushin bordet me njerëz të tyre. Më pas, këta borde zgjedhin shefat ekzekutivë të partisë së tyre, të cilët i mbushin institucionet me militantë partiakë. Sot, çuditërisht, kompanitë publike janë të mbipopulluara me njerëz të lidhur me Vetëvendosjen,” tha Zefaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy