Burim Ramadan: Programi i AAK-së për mbrojtje dhe siguri është i pakrahasueshëm, jemi në krah të mbrojtjes e sigurisë së shtetit

by Nexhat

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadan, ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes dhe sigurisë si prioritet kryesor të partisë së tij, duke ftuar qytetarët që t’i japin përkrahje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ramadan ka bërë të ditur se programi i AAK-së në këtë fushë është i pakrahasueshëm me të tjerët dhe se partia ka ekspertizën dhe konceptin më të mirë për të garantuar qëndrueshmërinë e shtetit.

banner

Ai ka nënvizuar se mbrojtja dhe siguria janë baza e stabilitetit të Kosovës dhe se AAK është e përkushtuar të punojë në këtë drejtim.

“Ju ftoj të na votoni #AAK129 për të na dhënë mundësinë që ta zbatojmë këtë program. Ne jemi në krah të mbrojtjes e sigurisë së shtetit,” ka deklaruar Ramadan.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy