Kurti pranoi letër nga kongresisti republikan, Michael Lawler

by Nexhat

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër nga kongresisti republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Lawler.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në këtë letër, kongresisti Lawler e ka falënderuar kryeministrin për takimin që bashkë zhvilluan në New York në shtator të këtij viti. Ai theksoi se mbështetja për Republikën e Kosovës në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet e fortë dhe dypartiake. 

banner

“Veprimet e fundit legjislative, duke përfshirë miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, nënvizojnë përkushtimin e vazhdueshëm të Amerikës ndaj së ardhmes euro-atlantike të Kosovës. Këto përpjekje janë të domosdoshme për promovimin e stabilitetit afatgjatë, sigurisë dhe sundimit të ligjit në mbarë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letrën e kongresisti Lawler.

Ai i shprehu urimet e tij kryeministrit dhe familjes së tij në këtë sezon festiv, dhe tha se mezi pret që të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë dhe angazhimin konstruktiv vitin e ardhshëm.

Kryeministri Kurti dhe kongresisti Lawler ishin takuar në New York në fund të muajit shtator, gjatë qëndrimit të kryeministrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kongresisti Lawler, njëherësh është edhe anëtar i Komitetit për Punët të Jashtme në kongresin amerikan.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy