Gjenerali Gëzim Hazrolli, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për deputet, i ftuar në Pressing në T7 ka folur për angazhimet dhe përgatitjet e tij.
Ai ka treguar se UÇK’së i është bashkuar në vitin ’98, ku pastaj edhe ka udhëhequr brigadën 123.
‘’Pa diskutim momenti kyç i parë është vendimi për të iu bashkëngjit UÇK’së. Jam ardh nga Gjermania. Dhe 98 ju kam bashkëngjit UÇK’së, një moment kthese në jetën time. Moment që e kemi prit të gjithë që t’i shërbejmë atdheut. Uniformën e UÇK’së e kam vesh në Shqipëri, kurse momenti i çlirimit me ka gjet në Suharekë. Unë kam udhëheq brigadën 123, që koincedon edhe me numrin që e kemi të LDK në këto zgjedhje, dhe ka qenë moment krenarie që e bisedojmë edhe sot”, ka thënë ai mes tjerash.

