“Në 2018 filluam me realizimin e këtij plani ku janë pajisjet e trajnimi – Mirë është të mos tregojmë shumë çka kemi”, Gjenerali Gëzim Hazrolli për ekspozimin e armëve

by Nexhat

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, gjenerali Gëzim Hazrolli, i ftuar në Pressing në T7, ka folur për kapacitet që ka FSK’ja, si dhe armatimet e marra kohëve të fundit.

Ai ka thënë se FSK ka atribute të jashtëzakonshme të përvojës, dhe se deri më tani është arrit shumë.

banner

Sa i përket ekspozimit të kapaciteteve të FSK’së, Hazrolli ka deklaruar se ‘’mirë është që të mos tregojmë shumë çka kemi’’, pasi që, asnjë prej ushtrive të botës nuk i ekspozon realisht kapacitetet e saj.

‘’Mendoj që FSK ka atribute të jashtëzakonshme të përvojës. Kemi arrit shumë, duhet të reflektojmë mbi këtë që kemi arrit, por asnjëherë nuk është mjaft. Profesionalizimi dhe kapacitet e nevojshme në vend, po e shohim sot me kërcënimet sot që janë në botë, edhe shtetet si Gjermania kanë kërkesë për rritje të kapaciteteve. E para armatimet kanë fillu të prokurohen, ose me buxhetin e Kosovës kemi fillu qe nga vitit 2009. Unë kam qenë i angazhuar me detyrë me i bë testimet dhe të merrem me përzgjedhjen e armatimeve që na u kanë dashtë nga viti 2009. Tani jemi në fazën e plotësimit të këtij plani, planit gjithëpërfshirës të tranzicionit që e obligon qeverinë tonë që duhet t’i përmbahemi. Është një lehtësim, ose një lejim prej SHBA’ve ose partnerëve të tjerë që të avancojmë mbi bazën e mundësive buxhetore që i kemi. Këto kanë qenë të planifikuara. Në vitin 2018 kemi filluar me realizimin e këtij plani. Te aspekti i ekspozimit, është një kulturë ushtarake, dhe mirë është që mos të tregojmë shumë se çka kemi. Asnjë prej ushtrive të botës nuk merret me ekspozimin real të kapaciteteve që i kemi. Është mirë që prej shumë sistemeve që janë ble, përsëri janë në atë plan.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy