Prokuroria e Shtetit monitoron procesin zgjedhor përmes dhomës operative

by Nexhat

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, vizitoi sot dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Gjatë vizitës, ai u prit nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula e cila e informoi për nga afër lidhur me funksionimin, angazhimet dhe rolin e dhomës operative në mbikëqyrjen e procesit zgjedhor.

banner

U.D. Kryeprokurori Qalaj u njoh me punën që po zhvillohet në këtë dhomë, e cila ka për qëllim mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe garantimin e integritetit të procesit zgjedhor.

“Ai falënderoi dhe inkurajoi koordinatoren Pula dhe të gjithë stafin për përkushtimin dhe angazhimin e tyre profesional gjatë këtij procesi të rëndësishëm demokratik”, thuhet në njoftim.

Në fund të vizitës, Qalaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe reagimit të shpejtë ndaj çdo parregullsie të mundshme, me qëllim të sigurimit të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe transparente

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy