TëVë1: Kandidati për deputet nga Lista Serbe thyen rëndë heshtjen zgjedhore- Publikon numrat e disa kandidatëve, bën thirrje për t’i votuar

by Nexhat

Kandidati për deputet nga Lista Serbe, Sreqko Spasiq ka thyer rëndë heshtjen zgjedhore duke udhëzuar me numra kënd me votua.

Ai në profilin i tij në Facebook para disa ore ka publikuar  numrat e disa kandidatëve për deputetë ku ka bërë thirrje që ata të votohen, raporton tëvë1.

banner

Sipas Ligjit Zgjedhore të Kosovës, heshtja zgjedhore në Kosovë fillon me hapjen e qendrave të votimit,

Lista Serbe ka bërë votim të organziaur sot në veri të Mitrovicës, e cila poashtu është e ndaluar me Ligjin Zgjedhor në Kosovë.

Qeveria e Serbisë e pat emëruar Sreqko Spasiqin si kryetar të Organit të Përkohshëm Komunal të komunës së Vitisë. Ai ka qenë kandidat për kryetar të komunës së Kllokotit në zgjedhjet lokale, i cili u tërhoq nga gara zgjedhore në favor të Listës Serbe disa ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve.

Megjithatë, Spasiq, postimin në profilin e tij në Facebook tashmë e ka fshirë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy