Mustafa (LDK): Procesi deri më tani ishte i rregullt, dilni e votoni

by Nexhat

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, tha se sipas informatave që kanë nga terreni procesi zgjedhor ka shkuar mirë deri më tani.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët që ende s’kanë dalë për të votuar, ta shfrytëzojnë të drejtën e votës në kohën që ka mbetur.

banner

Mustafa ka falënderuar qytetarët, “qofshin ata banorë të përhershëm të Kosovës apo bashkatdhetarë nga mërgata”, që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

“Në këto pak orë që kanë mbetur, të gjithë qytetarët e Kosovës ta shfrytëzojnë të drejtën e votës e për të zgjedhur për katër vjetët e ardhshme për fatin e Kosovës. Nga terreni duket që procesi po ec mirë, është i rregullt në të gjitha komunat e vendvotimet”.

Ai i ka bërë thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë në proces të monitorimit e mbarëvajtjes “që të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre pa dallim partie e orientimi”, tha ai. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy