“Formimi i qeverisë në Kosovë, i brishtë”, Minxhozi: Dy sfidat e vërteta të Kurtit, para muajit mars

by Nexhat

Kosova mbajti të dielën e 29 dhjetorit zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet me rreth 49 për qind të votave. Analisti Skënder Minxhozi deklaroi se fitorja e Albin Kurtit erdhi si rezultat i një populizmi të njohur, ku qytetarët zgjodhën stabilitetin në qeverisje. Sipas tij, kjo u shoqërua me një politikë që ka prodhuar izolim të Kosovës dhe tensione me ndërkombëtarët.

Minxhozi theksoi se qeveria e re përballet me sfida serioze, veçanërisht në dialogun me Serbinë dhe në zgjedhjen e presidentit. Ai shtoi se brishtësia e qeverisë nuk lidhet me numrat, por me vështirësitë politike që e presin përpara.

banner

“Fitoi populizmi i ditur dhe i njohur i Kurtit. Qytetarët menduan se është më mirë të kenë stabilitet në qeverisje, duke e shkëmbyer atë me një politikë të bazuar te izolimi i Kosovës, mbyllja e dyerve me ndërkombëtarët dhe mungesa e përgjigjeve në tema të rëndësishme, si dialogu me Serbinë.

Në Kosovë fitoi stagnacioni. Ka dy “shkëmbinj nënujorë” përballë qeverisë së re: së pari, votat e pakicave joserbe, të cilat do të jenë vendimtare për formimin e qeverisë në pragun e 61 mandateve; së dyti, e ardhmja e negociatave me Serbinë dhe zgjedhja e presidentit në muajin mars, me formulën komplekse të shumicës prej dy të tretash.

Më shumë sesa te shifrat, brishtësia e qeverisë së re qëndron te sfidat që ka përpara. Sfida në raportet me ndërkombëtarët dhe rinisja e dialogut me Serbinë, me synimin e një njohjeje të ndërsjellë, janë thelbësore për përmirësimin e marrëdhënieve dhe afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Zgjedhja e kreut të shtetit është një proces që kërkon pjesëmarrje dhe konsensus, jo ndarje. Kurti është një politikan që përfiton më shumë nga ndarja sesa nga bashkimi.

Formimi i qeverisë së re vendoset kështu në një korsi jo për t’u pasur zili, pasi situata politike mbetet komplekse dhe plot sfida.” 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy