“Na kushtoi me nerva bllokada në Kosovë”, Tahir Shabani nga Gjermania mediave të huaja: Me këtë rezultat kemi zgjidhje

by Nexhat

Një mërgimtar u ankua për mediat e huaja se bllokada gati njëvjeçare në Kosovë i kushtoi me nerva atij në Gjermani.

Tahir Shabani, 58-vjeçar, që erdhi nga Gjermania në Prishtinë për të votuar, i tha Reuters se rezultati i këtyre zgjedhjeve të parakohshme tanimë është zgjidhje.

banner

“Jemi të lodhur nga kjo bllokadë nëntëmujore që na ka kushtuar me nerva, i ka kushtuar Kosovës miliona euro dhe ka penguar zhvillimin tonë. Me këtë rezultat ka një zgjidhje, prandaj jemi të lumtur”, tha ai.

Në këtë artikull, që u publikua edhe në Guardian, u tha se fitorja e Albin Kurtit në zgjedhjet e parakohshme të së dielës forcon mandatin e tij për reforma dhe u vunë në pah problemet e Kosovës, përfshirë tensionet me Serbinë dhe sistemet shëndetësore dhe arsimore që mbeten prapa fqinjëve ballkanikë të Kosovës.

Pavarësisht mbështetjes ndërkombëtare, shkruan ky medium, vendi me 1.6 milionë banorë ka luftuar me varfërinë, paqëndrueshmërinë dhe krimin e organizuar.

“Tensionet me Serbinë u përshkallëzuan dhunshëm në vitin 2023, duke bërë që BE të vendoste sanksione ndaj Kosovës – pjesërisht për shkak të politikave të Kurtit kundër pakicës serbe që jeton në veri të Kosovës. Masat ka të ngjarë t’i kenë kushtuar Kosovës qindra miliona euro. Ndërsa kjo dëmtoi reputacionin e Kurtit brenda dhe jashtë vendit, ndërsa fushata filloi këtë muaj, BE tha se do të hiqte sanksionet”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy