Meriton Korenica me dedikim emocional për golin e shënuar ndaj Ludogorets

by informim

Meriton Korenica kishte emocione të veçanta në ndeshjen që Ballkani e fitoi ndaj Ludogorets në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga Suhareka triumfoi 2-0 ndaj skuadrës bullgare me golat e Korenicës dhe Qëndrim Zybës.

Pas ndeshjes, lojtari ka thënë se është një ndjenjë e papërshkruar për të shënuar në kompeticionn më të madh për klube në Evropë.

“Është një ndjenjë e papërshkruar të shënonsh në Ligën e Kampionëve, u shpërblye me fitore. Edhe pse 50 për qind e punës u kry, ende asgjë s’ka përfunduar”, ka thënë Korenica.

“Ne jemi një grup shumë i fortë dhe kuptohemi. Trajneri kërkon gjithmonë më të mirën, dhe është merita edhe e tij me lëvizjet tona në mesfushë duke ia vështirësuar kundërshtarit të na kuptojë lojën”.

“Nuk kemi frië nga asnjë ekip, trajneri ynë është me emër dhe analizon lojën mirë të kundërshtarëve”.

“Golin ia dedikoj familjes, posaçërisht babait që kaloi këto ditë një operacion të vështirë”, ka shtuar më tej ylli i Ballkanit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy