Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka thënë se pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit s’do të ketë nevojë për koalicion.
Kraki ka përmendur disa deklarata të kreut të LDK-së për anëtarët e GUXO-s të para një jave, dhe sipas tij, Abdixhiku duhet të ndryshojë pretendimet.
“Koalicioni s’ka nevojë. Ende s’jemi mbledh me diskutu. Por unë mendoj se s’ka nevojë për koalicion, sepse Abdixhiku ka folë për ne para një jave, se jemi të vonshëm. Këta maspari duhet me i ndryshu pretendimet”, ka thënë Kraki në Klan Kosova.
Për votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit, Kraki ka thënë se s’kanë nevojë për vota, por vetëm për kuorum.
Sipas tij, populli do të vëzhgojë atë që do të ndodh kur të vijë koha për zgjedhjen e presidentit të ri.

