Punëtorët e sektorit publik pritet që pagën e 13-të ta marrin në fillim të vitit 2026-të. Kështu tha Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një vizitë që pati në Telekomin e Kosovës, e ku theksoi se në mbledhjen e parë të Qeverisë do të dërgohet vendimi për buxhetin e vitit 2026-të dhe ajo për pagën e 13-të,
“Për të gjithë punëtorët e administratës publike me ligjin e buxhetit për vitin 2026 të cilin e kaluam njëherë në mbledhjen e Qeverisë me 31 tetor sivjet, por të cilin tash në legjislaturën e 10 kur të konstitutohet Kuvendi do ta kalojmë në dy lexime. Kam thënë që në këtë ligj të buxhetit parashihet paga e 13-të, kush punon 12 muaj në administratën shtetërore i ka 13 paga por paga e 13-të nuk merret në fund të vitit, në dhjetorin e vitit 2026, por në vitin që do të nisë nesër, do të merret në fillim të vitit, pra varësisht kur konstiutohet Kuvendi dhe sa shpejtë e formojmë Qeverinë. Por në mbledhjen e parë përveç me vendimin për ligjin për buxhetin 2026, gjithashtu do ta kemi edhe vendimin që këtë pagën e 13-të e jep në fillim të vitit, do t’i kemi edhe tri të tjera. Por mos le ta përsëris veten nga fushata para zgjedhjeve sepse ato përfunduan të dielën”, tha ai

