Në përfundim të rezultateve të zgjedhjeve, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lartë Arian Tahirin i cili është më i votuari pas Bedri Hamzës në listën e Partisë Demokratike.
“Kosova lë të jetë zemra jote”, i ka uruar Ramiz Lladrovci, ish kandidatit për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirit.
Postimi i plotë i Lladrovcit në fb:
Fjalët vonojnë, pushka kërset, është fjalë e urtë. Rezultatet e deritashme, flasin për yllin në ardhje në radhët e PDK-së, Arian Tahiri, trim i cili nuk i frikësohet kundërshtarëve politikë, di të luftojë për kauzat dhe ta sfidojë ortekun.
Ariani është fitues moral në nivel lokal, fitues real në nivel nacional. Suksese miku im, Kosova lë të jetë zemra jote. Suksese të mëtejme!

